Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier- Lushnjë në fshatin e quajtur Vajkan me pasojë dëmtimin e rëndë të një personi i cili nuk dihet akoma se kush është. Siç shihet dhe nga pamjet, makina jo vetëm që ka dalë nga rruga dhe ka përfunuar buzë lumit, por duket gjithashtu se përplasja i ka shkaktuar një dëmtim serioz automjetit.
Një qytetar nga vendngjarja thotë për Jeta Osh Qejf se kishte 40 minuta që makina kishte rënë dhe ishte dukur asnjë shenjë e policisë, ndërkohë që bërrtiste me të madhe që dikush të lajmërojmëronte ambulancën, pasi njerëzit ishin akoma brenda automjetit. Nuk ka asnjë informacion për shkaqet e aksidentit dhe për gjendjen shëndetësore të burrit i cili mësohet se është në moshë të mesme. (A.D/Shuplaka)