Një 32-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme nga makina e Bashkisë së Elbasanit.
I aksidentuari është shtetasi me iniciale A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë.
Po ashtu policia bën të ditur se të plagosur kanë mbetur dhe 2 të afërm të tij, të cilët janë dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikur për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datë 08.10.2017 rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip “Benz” me targa AA 359 NK drejtuar nga shtetasi Xh.F., 51 vjeç banues në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë. Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan. Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post