Një incident është shënuar ditën e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Mësohet se një makinë funerali është përplasur me një kabinë elektrike në zonë.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur pa energji 250 abonentë.
“Nga goditja është dëmtuar rëndë transformatori i kabinës. Po punojmë për riparimin sa më shpejt të defektit.”, ka bërë me dije OSHEE në deklaratën e saj.