FaxNews ka mundur të sigurojë pamjet e aksidentit të frikshëm në Lezhë, ku një automjet si pasojë e shpejtësisë së lartë është përplasur me murin e një banese në fshatin Manati, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme makina duket e shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme duke dëshmuar dhe fuqinë e aksidentit.
Bëhet me dije se shtetasi Paulin Gjomarkaj, 38-vjeç, shofer i mjetit, ka ndërruar jetë ne vend, ndërkohë që i plagosur ka mbetur shtetasi Nikolli Gjini, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.