Një automjet ka përplasur një makinë të përkuar si dhe një punonjës të Pòlicisë Rrugore që ndodhej në patrullim në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës.
Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMË X5, si dhe punonjësin e Pòlicisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit BMË X5.
Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në áksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Pòlicisë Vorë, për veprime të tjera hetimore ndërsa efektivi i plagòsur është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Informacion paraprak;
Më datë 04.05.2020, rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka gòditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMË X5, si dhe punonjësin e Pòlicisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet pòlicore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMË X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.
Punonjësi i Pòlicisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në áksident janë shoqëruar në ambientet e Kòmisariatit të Pòlicisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)