Japonia ka filluar zhvillimet e projektit për ndërtimin e automjeteve fluturuese.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se janë të paktën 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo, të cilat po përgatisin udhërrëfyesin për këto automjete.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ka akorduar 40.4 miliionë dollarë, për sektorin privat në mbështetje të prodhimit të baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.
Thuhet se automjeti fluturues pritet të futet në treg në vitin 2020.
(B.B/ Faxweb.al)