Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Fier, vendin e quajtur “Rrepet” në dalje të qytetit në rrugën nacionale Fier-Levan.
Makina ka goditur një këmbësor, ndërsa mësohet se i riu është në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Në datën 04.05.2018, rreth orë 21:30, në vendin e quajtur “Q.T.U”, Fier, shtetasi Xh.B, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin E.T, 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Shtetasi E.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh.B dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=9uV8r3jtfPE&feature=youtu.be
Discussion about this post