Këto janë pamje tmerruese nga momenti kur makina goditi grupin e protestuesve anti-fashistë në SHBA. Si pasojë 32-vjeçarja Heather Heyer mbeti e vdekur, ndërsa u plagosën të paktën 19 të tjerë.
Në video shikohet momenti kur automjeti Dodge Challenger futet mes protestuesve në rrugën e mbushur plot me njerëz. Dëshmitarët e kanë përshkruar si një moment të tmerrshëm përplasjen, ndërkohë që ulërima dëgjoheshin kudo.
Turma e njerëzve po kundërshtonin një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, raporton BBC.
E djathta ekstreme proteston kundër heqjes së një statuje që i përket një gjenerali që kishte luftuar pro konfederatës gjatë luftës civile në SHBA.
(B.H/Shuplaka)