Janë zbardhur identitetet e dy efektivëve të “Shqiponjave” që mbetën të plagosur paraditen e sotme në zonën e “Kopshtit Botanik” në Tiranë, ku një makinë u preu rrugën, dhe për pasojë motori me të cilin ata udhëtonin u përplas dhe me bordurën anësore.
Dy efektivët e plagosur rëndë janë Edison Mehmetaj dhe Jurgin Duka, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin me pasoja të rënda.
Efektivët ishin në detyrë në momentin e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor po heton në lidhje me rrethanat që çuan në këtë përplasje.
Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti që ka përplasur motorin ku udhëtonin dy efektivët e policisë, ka përshkruar pothuajse të gjithë korsinë e kundërt.
Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për Faxëeb.al se edhe ndihma e parë për efektivët është vonuar, për shkak të trafikut në zonë që bënte të pamundur mbërritjen e ambulancës në kohë sa më të shpejtë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)