Policia shqiptare i ka ardhur në ndihmë disa turistëve kanadezë, të cilëve ju bllokua makina në baltë.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në zonën sapo kalon Çepanin, rruga që të çon për në Përmet. Ata kanë tentuar të kalojnë përnes përroit por kanë ngecur në baltën e krijur nga aluvionet e përroit.
Njoftimi:
Skrapar
Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.
Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.
Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.
Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.
(E.H/Faxweb.al)