Një askident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në rrugën e Kalivaçit në Lezhë, ku përpasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Tonin Ndreca.
Burimet thanë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës duke rënë në humnerë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije, se makina e aksidentuar kishte brenda saj drogë.
Ndonëse ngjarja ka ndodhur gjatë natës, policia ka shpërndarë vetëm para pak minutash njoftimin zyrtar.
Njoftimi i policisë:
Mirditë
Informacion paraprak
Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.
Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.
Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)