Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali në Treviso. Mediet italiane bëjnë të ditur se një makinë ku udhëtonin tre të rinj është përplasur me një shtyllë dritash dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Aksidenti ka qenë fatal për të riun shqiptar me inicialet G. K., 19 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçar me inicialet K. W., dhe T. R.
Sipas të dhënave të para, shkak për këtë aksident të rëndë është bërë një sëmundje e papritur që ka kapur shoferin, duke humbur kontrollin e makinës.