Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Laçit në afërsi të një karburanti, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar me inicialet P.P, i cili po lëvizte me motor. Drejtusesi i automjetit është shtetasi 27-vjeçar me inicialet E.Gj., I cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi I plotë I policë: Kurbin/Informacion paraprak
Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç,Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.