Deputetët e parlamentit shqiptar kanë zbritur në terren për të ndihmuar nga afër votuesit e tyre në këto ditë të vështira dimri.
Një prej tyre, deputeti socialist Taulant Balla ka udhëtuar sot drejt Gramshit për shkak të bllokimit të një rruge nga akulli.
Ndërsa ka biseduar me autoritetet lokale e policinë, Balla iu është bashkuar banorëve duke i dhënë ndihmë një automjeti që nuk mund të ngjitej për shkak të akullit në rrugë.
“Mëngjesi i sotëm u gdhi me rrugë të bllokuar ndërmjet Gramshit dhe Cërrikut për shkak të akullit dhe dëborës. Për këto probleme të krijuara u nisa që në mëngjes për atje dhe së pari falënderoj punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin në çdo moment në krye të detyrës. Pas kontakteve me drejtuesit e ARRSH, iu kërkua kompanisë të marrë masat për zhbllokimin e rrugës”, shkruan Balla në Facebook. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”732″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]