21:56 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Makina përfundoi në humnerë pas aksidentit të rëndë por ndihma erdhi me vonesë, policia pranon fajin në vdekjen e 25 vjeçares (Nënë e dy fëmijëve)

16:43 | 07/09/2021
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Makina përfundoi në humnerë pas aksidentit të rëndë por ndihma erdhi me vonesë, policia pranon fajin në vdekjen e 25 vjeçares (Nënë e dy fëmijëve)

Policia e Skocisë ka pranuar sot fajin në gjykatën e Edinburgh për neglizhencën që kontribuoi në vdekjen e një vajze të re, të bllokuar për tre ditë në makinën e saj pas një aksidenti të rëndë.

25 vjeçarja Lamara Bell, nënë e dy fëmijëve, ishte gjallë dhe kërkoi ndihmë në linjën e emergjencës, pas aksidentit me makinën e saj Renault Clio, por u gjet nga shërbimet e emergjencës tre ditë pas aksidentit.

I dashuri i saj John Yuill, 28 vjeç, kishte vdekur në vendngjarje, kurse Bell ndërroi jetë në spitalin Queen Elizabeth në Glasgoë më 12 korrik 2015.

Ajo kishte pësuar një plagë në kokë, gjymtyrë të thyera dhe kishte dehidratim të rëndë, por ishte lënë “pa ndihmë dhe e ekspozuar ndaj elementëve të motit nga data 5 korrik deri më 8 korrik 2015.

Sot në gjyq u tha se telefonuesi i qendrës së policisë nuk kishte regjistruar raportimin e një dëshmitari në ora 11.30 paradite që tha se makina e zonjushës Bell ishte në fund të rrëpirës, jashtë autostradës M9 në Stirling.

Bell ishte e ndërgjegjshme dhe fliste me punonjësit e shërbimeve të ndihmës kur u gjet në vendngjarje tre ditë pas aksidentit.

Aksidenti ishte raportuar në polici nga një fermer më 5 korrik, por çifti ishte gjetur në makinë vetëm tre ditë pas një tjetër telefonate në linjat e emergjencës.

Prokurori Ashley Edëards tha se nëse Lamara Bell do të shtrohej në spital brenda gjashtë deri në tetë orë pas aksidentit, plagët e saj do të ishin më të thjeshta për t’u menaxhuar.

“Kjo do të kishte çuar në mbijetesën e saj, edhe pse me paaftësi të mundshme neurologjike”.

Ndërsa babai i Lamara, Andreë Bell, 56 vjeç, dënoi sjelljen e policisë së Skocisë dhe të dhënat e dobëta për përgjigje ndaj thirrjeve në numrat e emergjencës, bazuar në një studim ku thuhej se vetëm 40 përqind e telefonuesve mund të flisnin me operatorin.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Sa kushton plani i vaksinimit të shqiptarëve, Open Data Albania nis hulumtimet për të bërë transparencë

Para

Policia i vihet pas bixhozxhinjve në Shkodër, sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa dhe një sasi eurosh. Arrestohen 3 persona, procedohen penalisht 9 të tjerë

Para
Policia i vihet pas bixhozxhinjve në Shkodër, sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa dhe një sasi eurosh. Arrestohen 3 persona, procedohen penalisht 9 të tjerë

Policia i vihet pas bixhozxhinjve në Shkodër, sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa dhe një sasi eurosh. Arrestohen 3 persona, procedohen penalisht 9 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.