Një aksident tragjik ka ndodhur në rreth orës 15:30 të së enjtes në rrugën Karabuk- Zonguldak, në Turqi.
4 anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ra nga një lartësi prej 3 metrash në një përrua.
Aksidenti ndodhi kur automjeti i drejtuar nga 66-vjeçari S. Kocabaş doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.
Pas kontrollit të mjekëve, rezultoi se në aksident kishin humbur jetën shoferi dhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, nusja e djalit të tyre 32-vjeçe dhe një mbesë. Ndërsa nipi 4 vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën.