Një aksident i rëndë ka ndosdhur në vendin e njohur si Shën e Premte në Fier.
Një automjet ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një gomar, mbi të cilën udhëtonin një çift të moshuarish. Makina tip benz ka përplasur të moshuarit që ishin duke u kthyer pasi kishin punuar tokën.
Drejtuesi i mjetit ka shoqëruar të plagosurit në spital dhe është kthyer në vendin e ngjarjes. Fax Web mëson se të plagosurit janë Irakli Nure, 58-vjeç dhe bashkëshortja e tij Florika Nure, 54 vjeçe.
Deklarata e Policisë:
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Fier, shtetasi A.Ç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një karrocë në të cilën ndodheshin shtetasit I.N, 58 vjeç dhe shtetasja F.N, 54 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, është aksidentuar shtetasi I.N dhe shtetasja F.N të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)