Një aksident automobilistik ka ndodhur në Shkodër ku një mjet triçikël me drejtues shtetasin B.H. ka përplasur shtetasen I.M. 42 vjeçe, banuese në Dobraç , e cila po lëvizte me biçikletë. 42-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
DETAJE:
Më datë 11.07.2017, rreth ores 10:50, është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në Dobraç, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se një mjet triçikël me drejtues shtetasin B.H. ka përplasur shtetasen I.M. 42 vjeçe, banuese në Dobraç , e cila po lëvizte me biçikletë. Shtetasja është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër , nën kujdesin e mjekëve ku ndodhet jashtë rreziku për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të metejshme hetimore – proceduriale. Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post