Një aksident është shënuar pak më parë në afërsi të fshati Turan të Korçës, ku një makinë ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur shtetasi që udhëtonte me biçikletë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Burimet thanë se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po heton për zbardhjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 26.10.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Turan-Voskop, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 622 HF, me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A.A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë. Ky shtetas u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)