Një aksident ka ndodhur në Lushnje, në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit. Siç bëhet e ditur nga raportimet paraprake, një mjet ka përplasur një biçikletë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar menjherë në spital.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në Dushkë, Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ,ka aksidentuar shtetasin M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Shtetasi M.D është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.