Një fëmijë 8 vjeç është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.
Fëmija A.S. është dërguar në spital, nga ku mësohet fatmirësisht se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Benz”, me targa AA 719, që shkaktoi aksidentin, shtetasin Besim Vreto , 37 vjeç , banues në Tiranë.
Njoftimi policisë:
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Besim Vreto , 37 vjeç , banues në Tiranë.
Pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 719 ER , ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin A.S, 8 vjeç , banues në lagjen “28 Nëntori” , Elbasan.
Fëmija menjëherë është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.