Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec në vendin e njohur si Gështenjas dhe burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur rëndë një person emri i të cilit nuk është bërë i njohur ende.
Personi që ka marrë plagë të rënda është një këmbësor i cili ka qëlluar i cili është goditur nga makina dhe është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burimet për Faxweb.al tregojnë se ky i fundit është i seksit mashkull rreth 50-vjeç dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të hidhet më tepër dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)