Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas të dhënave të para, mësohet se i aksidentuari ishte këmbëor, ndërsa është i moshës rreth 50 vjeç.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije, se drejtuesi i mjetit që ka përplasur këmbësorin, ka tentuar të largohet, por ka qenë policia ajo që ka bërë të mundur ndalim e tij.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 22.11.2018, në vendin e quajtur ” Katër rrugët ” Shijak, shtetasi I.D. 36 vjeç banues në Shijak duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin me biçikletë A.K. 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
(B.B/ Faxweb.al)