Një aksident është regjistruar sot në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital nga drejtuesi i mjetit. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit