Një automjet tip Volkswagen ka përplasur një grua në Kamëz rreth një orë më parë.
Pamjet e regjistruara në mënyrë amatore tregojnë gruan e shtrirë në rrugë dhe sipër saj një person që po përpiqet ta ndihmojë.
Ajo që irritoi shumë të gjithë ishte vonesa e ambulancës. Sipas dëshmitarëve thuhet se edhe pasi kishin kaluar 40 minuta asnjë e tillë nuk kishte mbërritur në vendngjarje. (B.H/Shuplaka)