Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:40 në afërsi të Repsit.
Një automjet Cady me targa Kosove nga shpejtësia e madhe dhe ngushtimi i rrugës për shkak të punimeve është përplasur dje me bordurën.
Disa pjesë të automjeti gjatë përplasjes kanë goditur edhe automjetin e Policisë Rrugore e cila po patrullonte.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur drejtuesi i mjetit Cady dhe një punjonjës policisë rrugore. Sipas burimeve nga Policia si drejtuesi i mjetit dhe punonjësi i policisë janë jashtë rrezikut për jetën. Veprimet i kaluan prokurosisë së rrethit Mirditë.
Lajmi u bë me dije nga një denoncim që kishte publikuar ish kryeministri Sali Berisha, ku shkruhejt se policia ka fshehur aksidentin.
Postimi i plotë
Narkopolica fsheh aksidentin e saj te rende!
Lexoni denoncimin me mesazh dhe video te qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr
Mbreme po kthehesha nga Kosova dhe rreth ores 12 te nates afer Repsit ne rrugen e Kombit kishte ndodhur nje aksident shume i rende sepse permasat e aksidentit dalloheshin qarte nga perplasja e dy mjeteve qe ishin shume te demtuara
Ne nuk u lejuam te zbrisnim por kur na lejuan te kalojme pashe qe makina tjeter qe kishte bere aksidentin ishte makine e policise se shtetit nga ato te rejat mercedes edhe ajo shume e demtuar
Forca te shumta policie kishin ardhur ne vendgjarje gjithashtu edhe nje ambulance vinte me urgjence nga Tirana per Rreshen sepse e takuam ne Rubik
Une sdo te kisha shkruajtur fare per kete rast, por kerkova ne internet dhe ky lajm nuk eshte dhene deri tani nga asnje media qe dmth eshte mbajtur i fshehte
Une kam bere dy video jo shume te qarta per shkak te erresires se madhe gjithsesi po jua dergoj
Te uroj gjithe te mirat.