Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e sotme pas përplasjes nga një automjet, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan në Bërzhitë, ku makina goditi gruan bashkë me fëmijën e saj ndërkohë që ishin duke kaluar rrugën.
Si pasojë e përplasjes së fortë fëmija humbi jetën, ndërsa e ëma është dërguar në Spitalin e Traumës.
Shoferi që drejtonte mjetin është shoqëruar në polici por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij (A.H/Shuplaka)