Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Vorës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka humbur jetën dhe është larguar nga vendngjarja. Policia ka marrë informacion se një person ishte i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit. vijon..
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit. (J.V/Shuplaka)