Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në autostradë e njohur si Masone, në provincën e Genova, në Itali. Një çift shqiptarësh që po udhëtonin me një motor janë përplasur nga një automjet.
Shqiptari i identifikuar si Alekx Gjka, 40 vjeç, gjatë aksidentit është hedhur nga motori dhe ka thyer njërën këmbë, Ndërsa bashkëshortja e tij Denise Veliko, 35 vjeç u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, ku dhe ndërroi jetë, për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë çifti ishte nisur për t’u bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet, pasi ata jetonin në Cormano.
(S.SH.Shuplaka)