Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen nr.17 në Durrës ditën e sotme ku një makinë është përplasur me një motomjet dhe si pasojë mbeti i plagosur një nga drejtuesit.
Makina me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.