Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku për pasojë një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë. Një kamion është përplasur me mjetin tip “Mercedes Class” që drejtohej nga një 29-vjeçari shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, në orën 7:40 në ish-rrugën shtetërore ndërmjet Caravaggio-s dhe Mozzanica-s. Mendohet se shqiptari ishte duke udhëtuar nga Mozzanica drejt Caravaggio-s.
Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është shkatërruar plotësisht. I riu shqiptar u arrit të nxirrej nga mjeti në sajë të ndërhyrjes së zjarrfikësve që prenë pjesët metalike të mjetit.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.