Një aksident me pasoja tragjike për një 54 vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, konkretisht në fshatin Xibrakë.
Shtetasja me inicialet F.G., nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra pasi makina ku ajo udhëtonte u përplas me një kamion.
Makina Citroen ku udhëtonte e ndjera drejtohej nga shtetasja 37 vjeçare me inicialet G.M., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Fax Neës ka siguruar dhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina Citroen e dëmtuar pasi u aksidentua me kamionin dhe përfundoi anash rrugës.
(E.H/Faxweb.al)