Një aksident është shënuar mbrëmjet e kësaj të diele në Fier. Në vendin e quajtur rruga ‘Çelidrad’ një automjet tip Audi me targa AA 444 MI, është përplasur me shtyllen dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar asnjë lëndim. Shkak dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.
Për shkak të aksidentin ka pasur dëme të shumta materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve që mund të krijohet në këtë aks rrugor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)