Disa persona janë përplasur nga një makinë në kryeqytetin danez, Kopenhagë të mërkurën. Sipas raportimeve të para, incidenti ndodhi pasi një burrë i moshuar humbi kontrollin e automjetit të tij. Policia deklaroi se pesë persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare aksidenti ndodhi në urën “Queen Louise” në qender. Të paktën katër ambulanca, dy automjete emergjence dhe dhjetë makina policie mbërritën në vendin e aksidentit.