Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pak më parë në Durrës. Rretth orës 18:45 në aksin rrugor “Sektori-Rini-Shënavlash” një makinë me drejtues shtetasin R.K., 31 vjeç ka përplasur për vdekje këmbësorin Gj.D., 52 vjeç.
Fillimisht u raportua se një makinë kishte humbur kontrollin dhe kishte përfunduar në kanal.
Sakaq, në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor dhe po sqaron rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.