Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ti “Reno” është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të Bishanit.
Mjeti me targa AA763 IT, ka marrë flakë në mes të autostradës, teksa ishte në ecje e sipër, ndërkohë shoferi ka reaguar menjëherë duke hapur krahun për tu larguar nga mjeti.
Burime bëjnë me dije se makina është shkrumbuar nga flakët, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka marrë dëmtime.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, që paraprakisht dyshohet të jetë një defekt teknik.
(B.L/ FAXWEB.AL)
Discussion about this post