Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku një makinë ka marrë flakë në hyrje të godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, kur automjeti tip “Fiat Panda”, me targa të huaja, ka qenë duke lëvizur në afërsi të gjykatës.
Mirëpo në një moment makina ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj. Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë, ndërkohë që makina është dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme.
Paraprakisht policia dyshon se ngjarja ka qenë e qëllimtë, për shkak se përpara Gjykatës kishte automjete me persona të arrestuar që prisnin të merrnin dënimin, mirëpo shoferi i marrë në pyetje nga policia tha që makina kishte pasur problem me një qark elektrik. (D.D/Shuplaka)