Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në në Roskovec.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1, ku dy automjete tip “ Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar mbi 30 krerë dele dhe ka humbur jetën çobani i tyre.
Policia njofton se janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftojnë blutë.