Një akt terrorist i shënuar në Pakistan ka shkaktuar 22 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet vendase kanë zbuluar se shkak u bë një shpërthim pranë një xhamie në qytetin e Paracinar. Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka qenë i telekomanduar apo një sulm vetëvrasës.
Kryeministri i Pakistanit, Naëaz Sharif, dënoi sulmin dhe theksoi vendosmërinë e Pakistanit për të luftuar terrorizmin.
”Rrjeti i terroristëve tashmë është thyer dhe është detyra jonë kombëtare për të vazhduar këtë luftë deri në asgjësimin e plotë të terrorizmit”, u shpreh ai.
Ky është sulmi i dytë në këtë qytet brenda 2017-ës. Një sulm vetëvrasës në 21 janar shkaktoi 23 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Ai u mor përsipër nga talibanët pakistanez.
(XH.A/SHUPLAKA)