07:10 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Makinë me targë të mbuluar dhe të bërtitura”, zbulohet si u stis ‘rrëmbimi’ i 13 vjeçares në Tiranë

16:48 | 05/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Makinë me targë të mbuluar dhe të bërtitura”, zbulohet si u stis ‘rrëmbimi’ i 13 vjeçares në Tiranë

13 vjeçarja nga Tirana e kishte ideuar disa ditë më parë “rrëmbimin” e saj duke e paralajmëruar edhe tek rrethi shoqëror.

Detajet e reja i tregon gazetari, Andi Qosja duke treguar hap pas hapi se si e mitura e kishte ideuar.

“Ka qenë ditëlindja e shoqes së ngushtë dhe ajo kishte kërkuar leje nga prindërit, të cilët nuk i kishin dhënë. Nëna i kishte thënë jo. Në dëshminë që ka dhënë në polici, vajza ka treguar se e kishtë bërë këtë në formë hakmarrjeje për ndaj prindërve. Madje, bashkëpunëtore e vajzës ka qenë edhe motra e saj që ka deklaruar se e kishin rrëmbyer duke e bërë më të besueshëm versionin e saj”, tregon gazetari.

“Kanë qenë banorët e zonës që janë alarmuar të parët, pasi targa e mbuluar dhe e bërtitura e vajzës kanë bërë që të duket gjithçka reale. Ka qenë bashkëmoshatarët e saj, të cilët janë munduar të tregojnë të gjithë ngjarjen por ka edhe aty një pjesë mister pasi kjo mbete ende e pazbuluar pse stisi gjithë këtë rrrëmbim. Gjatë dëshmisë dhë në polici ka thënë që ishte një formë hakmarrje ndaj prindërve të saj. si bahskëpunëtore ka dalë edhe motra e vahzës e cila kishte bërë fabulën më të besueshme”, vijoi gazetari.

Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik. Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët.

Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”.

Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën. Banorët janë të shokuar. Prania e kameras i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.

Gazetari kërkoi të kontaktonte më familjarët e vajzës së re. Por si përgjigje mori vetëm heshtjen.

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes. E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar  nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë./abcnews/

Etiketa: 13 vjeçarjarrembimitirane
Pas

“Joker” vjen me polemika/ Kritikët: Mund të rrisë numrin e vrasjeve

Para

Moti më i keq në 60 vite pritet të godasë Britaninë

Para
Moti më i keq në 60 vite pritet të godasë Britaninë

Moti më i keq në 60 vite pritet të godasë Britaninë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.