Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Haxhia ka thënë se mbrojtja do kërkojë pafajësinë e Tahirit.
“ Do apelojmë masën që është marrë, do kërkojmë pafajësi.”-ka thënë Haxhia.
Në orën 11:00 ish-ministrit Saimir Tahiri pritet t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest shtëpie” pas vendosjes ditën e shtunë.
(F.G/Faxweb.al)