Ministria e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore që të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë
Sipas Margaritit, se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar.
“Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo.
Ne jemi të bindur se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar.
Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.
Muzealizimi i banesës do të jetë një mundësi, që i jepet publikut, për t’u njohur më nga afër me veprën e këtij artisti dhe qëndrestari të lirisë dhe demokracisë” – tha ministrja.
(F.GJ/FAXWEB.al)