14:53 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Makutëria e medieve, si u përdor tragjedia e Romanatit dhe thirrja e dëshpëruar e familjarëve për t’i nxjerrë gazetarët jashtë

08:29 | 21/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Makutëria e medieve, si u përdor tragjedia e Romanatit dhe thirrja e dëshpëruar e familjarëve për t’i nxjerrë gazetarët jashtë

Me vetëdije dje ”Shuplaka” zgjodhi të mos publikonte foton e tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Romanat të Durrësit. Një ngjarje e rëndë, e mbuluar nga redaksia kryesisht me disa foto të verandës ku dukeshin vetëm mobiljet e shkrumbuara.

Një pjesë e medieve zgjodhën jo vetëm të publikojnë foto të hershme të trinjakëve të ndjerë, duke u kujdesur të mbulonin fytyrat e tyre, por edhe trupat e shkrumbuar, edhe pse me pamje të vagullta.

Makutëri e madhe kjo për pak audiencë më shumë. Çfarë interesi mund të ketë publiku për të parë trupat e karbonizuar? Çfarë interesi mund të ketë publiku për të parë trupin e të miturve kur ishin gjallë, teksa u dukeshin vetëm pantallonat dhe atletet? 

Gazetaria e ”shqyrjes” së njeriut në ditën më të dobët, në tragjedinë e tij. A duhet të marrë fund? A duhet të ketë një kufi? A duhet të ngrihet zëri për pak privatësi edhe nga ne gazetarët që duam ta shkelim atë herëpashere?! 

Nuk është rasti i parë ky i Romanatit në Durrës. Kështu ka ndodhur edhe kur një grua u nxor me emër dhe me mbiemër në momente dhune nga kunati i saj dhe familjarët e bashkëshortit, teksa filmohej kur flinte me të dashurin në sy të fëmijëve, sipas versionit interpretuar nga media që publikonte videon.

Mund të kemi qenë gabim, por klithmat e një nëne, me gjasë familjare, që i urdhëronte kameramanët dhe gazetarët të dilnin jashtë na nxitën të shkruajmë këtë mëngjes.

Le ta lëmë nënën fatkeqe të trinjakëve në tragjedinë e saj.

A mund të ketë vend për lajme të reja?! Po. Por a do t’i sillte klikime një medie konfirmimi i ekspertizës se shkak ishte një shkrepëse e ndezur?!

 (V.G/Shuplaka)

Oborri i shtëpisë në ditën e tragjedisë
Etiketa: durrestragjedia romanattrinjake
Pas

Filozof i mjerimit, rrëfimi i Avniut nga Elbasani po trondit rrjetin: Më ka shtypur padrejtësia (VIDEO)

Para

Frika nga kamionet me drogë, kontrolle blic në mes të ditës në Durrës

Para
Frika nga kamionet me drogë, kontrolle blic në mes të ditës në Durrës

Frika nga kamionet me drogë, kontrolle blic në mes të ditës në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tatimet apel bizneseve: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ duhet të paguani detyrimet

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

“Diaspora”, KQZ: Çdo zarf u tërhoq me firmë, për Greqinë ia dhamë PD! DHL shkeli kontratën, s’kishte leje për ta nënkontraktuar shpërndarjen

‘Rama-Meloni’/ Nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë: Ja përfituesit

QKB dhe IEF, marrëveshje për ofrimin pa pagesë të platformës digjitale SmartF

Votimet e 11 Majit, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

OSHEE siguron 45,75 milionë euro nga BERZH për rifinancimin e kredisë me kushte më të mira

Tatimet dhe AIDA, bashkëpunim për shkëmbimin e informacionit mbi investitorët strategjikë

Forca Ajrore, rol kyç gjatë “Defender Europe ’25”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.