Pas kontrolleve të territorit dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe njoftuan sot (26 maj) se kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar të dyshuarin L. K., banues në fshatin Ivanaj.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, tha policia vendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.