09:40 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mali i Zi mund të ndërtojë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë

14:41 | 20/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mali i Zi mund të ndërtojë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë

Mali i Zi po konsideron mundësinë e ndërtimit të një gardhi me tela në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë. Kështu ka deklaruar këtë të dielë një zyrtar i qeverisë malazeze. Për shkak të fluksit të emigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, shteti fqinj po mendon të marrë masa për të frenuar këtë fenomen, raporton Reuters.

“Nëse do të ketë një fluks të madh të emigrantëve, do të ngremë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë”, tha për televizionin shtetëror Vojislad Dragovic, kreu i Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror të Malit të Zi.

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet shqiptare në shumë raste kishin refuzuar të pranonin klandestinët që kthente Mali i Zi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të ripranimit të emigrantëve.

Mijëra emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme po synojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore. Kontrabandistët e refugjatëve kanë gjetur një korridor të ri në Ballkan, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjes për të arritur në Kroaci, që është vend anëtar i BE.

Shumë shtete evropiane kanë ngritur gardhe me tela në kufijtë e tyre për të frenuar fluksin e refugjatëve. Hungaria ka vendosur gardh në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës që shpërtheu në vitin 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë hynë në Evropë.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: gardh me tela
Pas

Moderatori shqiptar zbulon arsyen e ndarjes: “Kam qarë kur ajo më tradhëtoi me…”

Para

Lëngu që përgatitet për 5 minuta, humbisni 5 kg për një javë

Para
Lëngu që përgatitet për 5 minuta, humbisni 5 kg për një javë

Lëngu që përgatitet për 5 minuta, humbisni 5 kg për një javë

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet në Durrës autori i dyshuar

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 gusht 2025

Foshnje dhe dy fëmijë midis 11 të plagosurve në sulmin rus në Kharkiv

Trump: Jam i hapur për dialog me Lulën për tarifat. Ai mund të flasë me mua kur të dëshirojë

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.