Koronavirusi, po perhapet me shpejtesi edhe ne Malin e Zi, ku nje nga zonat me te prekura eshte edhe ajo e Tuzit, ne Malin e Zi e cila banohet ne shumice nga shqiptaret.
Keshilli Koordinues kombetar i Malit te Zi, ka bere publike edhe shifrat, mes te cilave nga 34 raste të dyshuara ,18 dolën pozitive, 15 jane nga Tuzi.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Keshilli Kordinues Kombtare i Malit te Zi per luften kunder semundjeve pandemie (ngjitëse) sjell vendim:
“Banoret e #Tuzit te qendrojne ne shtepitë e tyre”. Kndwrsa kryetari i KKK Millutin Simoviq thote: “Qytetaret e Tuzit nga sonte te gjithe te qendrojnë në shtepite e tyre detyrimisht. Fillojmë betejën për Tuzin dhe betejën për krejtë Malin e Zi, duhet të fitojmë luftën kunder Virusit Corona! #CoronaInfoCG”