Deputetët e Parlamentit malazez kanë mbështetur sot Projektligjin për ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, me të cilën plotësohen kushtet për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Vendimi është mbështetur nga 46 deputetë.
Vendimi u mbështet nga votat e mazhorancës dhe Partisë Social Demokratike të opozitës. Pjesa tjetër e opozitës bojkotoi seancën e sotme, raporton AA.
Projekt-ligjin për ratifikimin e Traktatit të Atlantikut Verior e arsyetoi kryeministri Markoviç, i cili i ftoi deputetët që të marrin vendimin historik që do të mbajnë mend deri sa të ekzistojë Mali i Zi dhe malazezët, si dhe të gjitha kombësitë e tjera.
Nga ana tjetër, Fronti Demokratik ka organizuar protestë, duke shprehur pakënaqësinë që vendimi për anëtarësimin në NATO merret pa organizimin e referendumit. (M.D/Shuplaka)