Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pasditen e sotme ku u raportua se një 37-vjeçar, i identifikuar si Rodolf Merolli, është vënë në pranga pasi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 18-vjeçe.
Faxweb.al mëson se babai monstër është i njëjti person i akuzuar për vjedhje tre vite më parë dhe ku deklaroi para hetuesve se ishte kushëri me Eduard Shalsin, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Në vitin 2017 Merolli, kushëriri i ministrit Eduard Shalsi, denoncoi dhunën fizike të ushtruar nga operativi i zonës dhe shefi i Krimeve të Komisariatit të Maliqit, shoqërohej nga vajza e tij, emrin e të cilës e disponojmë por po përmendim vetëm inicialet e saj K.M, në atë kohë 15 vjeçe, e cila regjistroi dhe videon ku shfaqeshin punonjësit e policisë që debatonin ashpër me të dhe e fyenin.
“Policët kanë qenë të pirë në maksimum. Më tërheqin zvarrë. Kanë ushtruar dhunë dhe pa e ditur unë se çfarë kisha bërë. Më gjuanin me grushte. Më vunë prangat, dhe më shtinin me grushte dhe shkelma. 700 m më larg kisha shtëpi. Më kërcënonin dhe më flisnin me fjalët nga më të ndyrat në sy të vajzës time minorene. Vajzës i ra të fikët”, tha 37-vjeçari në atë kohë.
Në videon që u publikua në atë kohë, dëgjohet 37-vjeçari që iu thotë policëve se e kanë fyer dhe e kanë injoruar para familjes, ndërsa iu kërkon që nëse ka bërë gabim të dënohet sipas ligjit. Po kështu Merolli iu thotë policëve se do i hedhë në gjyq dhe se ka djalë teze ish-ministrin Eduard Shalsi. Nga ana tjetër, një prej efektivëve e kërcënon duke i thënë se ‘do t’i thyejë brinjët’.
Për ngjarjen e sotme mësohet se bëhet me dije se vajza jetonte me të ëmën tek gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në proces divorci. Ndërkohë mësohet se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Një ditë më parë 18-vjeçarja i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.
“Specialistët për Hetimin e Krímeve në Kómisariatin e Policisë Maliq, bënë arréstimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi s.eksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.
Faxweb.al ka zbardhur edhe dëshnminë e plotë të 18-vjeçares së abuzuar nga babai i saj ditën e sotme para hetuesve në Maliq e cila ka deklaruar se Rodolf Merolli (i ati) i ka kërkuar s*ks disa herë si dhe është treguar i dhunshëm me të.
Ajo ka treguar edhe marrëdhënien aspak të mirë të prindërve të saj që ishin në prag divorci duke thënë se grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhunë ndaj të bashkëshortes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)