Një 33-vjeçar nga fshati Kakaç i Maliqit është proceduar penalisht nga prokuroria e Korçës pasi dyshohet se ka përndjekur për 3 vite radhazi një banore të këtij fshati.
Vajza me inicialet A.F., 21 vjeçe ka denoncuar rastin në Polici dhe më pas janë marrë organet ligjzbatuese me shtetasin E.M, 33 vjeç.
“Më datë 11.06.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin E.M, 33 vjeç, banues në Kakaç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 3 vjeçare, ka përndjekur shtetasen A.F, 21 vjeçe, banuese në Kakaç.Neni 121/a i Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e Policisë.
(F.G/Faxweb.al)