Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që është shënuar ditën e sotme në Maliq, ku një 37-vjeçar, i identifikuar si Rodolf Merolli, është vënë në pranga pasi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 18-vjeçe.
Bëhet me dije se vajza jetonte me të ëmën tek gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në proces divorci.
Ndërkohë mësohet se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Një ditë më parë 18-vjeçarja i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krímeve në Kómisariatin e Policisë Maliq, bënë arréstimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi s.eksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.